Ancelotti: Liverpool klub zotërinjsh, dua Milanin në finale

by admin
Spread the love

Real Madrid është kthyer në macën e zezë të Liverpoolit gjatë viteve të fundit.

Pas fitimit të dy finaleve të Champions League ndaj “The Reds”, spanjollët eliminuan skuadrën e Klopp me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Goli i Karim Benzema vendosi takimin e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Carlo Ancelotti vlerëson ndeshjen e djemve të tij dhe shpreh një dëshirë për finalen e madhe.

Luajtëm mirë, zhvilluam ndeshjen që donim të luanim”. Nuk mungojnë fjalët e bukur për kundërshtarët anglezë. “Ata janë një klub zotërinjsh. Bënë homazhet e tyre për Amancion. Një veprim shumë i bukur nga ana e tyre”.

Më pas Milani, e kaluara plot suksese si futbollist dhe trajner. “Nuk e di se cilën skuadër dua në çerekfinale, por jo Milanin. Kuqezinjtë i dua përballë në finale”, deklaroi trajneri italian.

 


Top Channel

You may also like