Ancelotti: Koha të fitoj në “Camp Nou”, klasike e madhe edhe pa Messin e CR7

by admin
Spread the love

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp para “El Clasicos”, duke pranuar se në një përballje të tillë është mirë të kesh frikë, duke përdorur edhe një metaforë të goditur.

“Është mirë të kesh frikë, sepse nuk mund të shkosh duke besuar se është mace dhe në fakt përballesh me një luan. Frika është diçka që shfaqet para ndeshjes, pas stërvitjes, dhe mendon se skuadra nuk është mirë. Është diçka konstante. Është një ndjenjë e mirë, nuk po flas për të qenit i tmerruar. Ka gjëra më të këqija në jetë sesa humbja e një ndeshjeje,” – shpjegoi Carletto.

Ashtu si Koeman, italiani mendon se nuk ka një skuadër favorit në “El Clasico”:

“Nuk e di cila skuadër vjen në formë më të mirë. Nuk ka favoritë kjo ndeshje. Barcelona ka luajtur mirë në ndeshjet e fundit. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë përballje”.

Pa Messin, Cristianon, Ramosin…

Një ekspert në një mijë beteja, italiani e vlerëson “El Clasicon” në një kontekst të ngjashëm me ndeshjet e mëdha që po luhen në Europë këtë fundjavë:

“Rivaliteti është shumë i madh dhe cilësia është shumë e madhe. Ndjenja është e njëjtë si në një Milan-Inter ose Chelsea-Tottenham. Të dy skuadrat po ndryshojnë, por gjithmonë do të jetë një lojë e mrekullueshme. Po përmirësohemi fizikisht. Nuk e dimë ende se ku mund të arrijnë lojtarë si Ansu Fati apo Vinicius, ne e dimë që “El Clasico” do të jetë gjithmonë një përballje shumë e madhe”.

Është ndeshja e tij e dymbëdhjetë kundër Barcelonës si trajner: tri fitore, tri barazime dhe pesë humbje deri më tani…

“Nuk kam fituar kurrë në “Camp Nou”, kështu që ka ardhur koha që kjo të ndodhë. Ndjesia është e njëjtë si me Messin e Ronaldon në fushë. Tani ka lojtarë të tjerë dhe për mua të rinjtë e Barcelonës janë të jashtëzakonshëm. “El Clasico” do të ekzistojë pa Messin, Cristianon, Sergio Ramosin.”


Top Channel

Lajme interesante

You may also like