Ancelotti: Jini të durueshëm me Arda Gulerin, do të tregojë cilësitë e tij

by admin
Spread the love

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se duhet të jeni të durueshëm me Arda Gulerin.

Ancelotti theksoi se mesfushori turk shumë shpejt do t’i tregojë cilësitë e tij.

“Jini të durueshëm me Arda Gulerin, më besoni”, u shpreh Ancelotti.

“Ai është mirë, ai mund të luajë. Ai është në një nivel të mirë. Ai duhet të luftojë me lojtarët e tjerë tani. Jini të durueshëm dhe ai do të tregojë cilësinë e tij, ne jemi të sigurt”.

Guler është tranferuar te Reali në verën e shkuar, por që nga ajo kohë ësht ballafaquar me lëndime të shpeshta duke ia pamundësuar që të tregojë veten.

Përndryshe, Real Madridi do të ballafaqohet sot me Rayo Vallecanon, duke filluar nga ora 14:00.

You may also like