Ançeloti është i qetë: Pa Bellingam kemi fituar 4 ndeshje në 4, Champions është shumë e  rëndësishme për Realin

by admin
Spread the love

Karlo Ançeloti është i qetë, edhe pse Real Madridit të tij në sfidën e nesërme në Ligën e Kampioneve ndaj Lajpcigut do t’i mungojë Xhud Bellingam, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm deri tani me gola dhe asiste.

“Nuk mendoj kurrë për ata që nuk janë. Bellingam nuk është, por pa të në fushë kemi fituar katër ndeshje në katër të luajtura. Këto dëmtime janë një mundësi që të jemi më të motivuar dhe nesër mund të bëjmë mirë’, tha trajneri italian në konferencën e sotme për shtyp.

“Jemi mirë, po kalojmë një periudhë të mirë, jemi të motivuar, luajmë një kompeticion që na pëlqen shumë. Do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë, luajnë me intensitet dhe cilësi. Duhet të jemi të aftë sidomos në fazën mbrojtëse.

Motivimi është gjithmonë i lartë pasi mua më pëlqen ajo që bëj. Tani kthehet Liga e Kampioneve dhe për Realin është turneu më i rëndësishëm, është i tillë për të gjithë mbështetësit madrilenë”, theksoi trajneri .

PANORAMASPORT.AL

You may also like