Analiza/ Milani çekuilibër në gola, ja paradoksi i “djallit

by admin
Spread the love

Në anën tjetër të oqeanit, Xheri Kardinale do të jetë i lumtur: nuk ka asgjë më amerikane se Milani i tij. Gola të shënuar me shumicë, të pësuar gjithashtu, por duke pasur parasysh rezultatet që nga Atalanta e tutje(pra në 8 ndeshjet e fundit: 6 fitore dhe 2 barazime), Stefano.

Në fund të fundit, Seria A e mban “djallin” matematikisht në vallen e titullit dhe vendi i tretë është i sigurt, shumë i sigurt, që në fund do të thotë se Pioli nuk mund të kritikohet. Fakti është, megjithatë, se çdo herë na duket sikur po shikojmë një garë me shuplaka. Për të sqaruar: tri ndeshje, 7 pikë, 8 gola të shënuar dhe 6 të pësuar. Plus disa penallti të humbura. Dëmtimet, ndonjë gafë e Menjasë dhe kalendari janë justifikimet e kuqezinjve, por megjithatë Milani ka sulmin e dytë më te mirë të këtij kampionati. Problemi është se për të gjetur një mbrojtje më të keqe (27 gola të pësuar në 23 ndeshje!) është e nevojshme që të zbritet në vendin e 12-të si Monza (28 gola) që jo rastësisht është e përfshira pak a shumë në luftën e mbijetesës. Me fjalë të tjera, sulmi i kalibrit të kampionatit (20 gola të shënuar në tetë ndeshjet e fundit, 7 më shumë se Interi dhe Juve) dhe mbrojtja (pothuajse) për rënie. Dhe nuk është saktësisht ekuilibri më i mirë.

RECETA – Në Frozinone, Udine apo në shtëpi kundër Bolonjës, ndjesia që japin kuqezinjtë është gjithmonë e njëjtë: ata mund të fitojnë pak a shumë kundër kujtdo (Interi dhe Juve janë superiorë për momentin), por edhe të humbasin ose të barazojnë ndaj kujtdo. Në të gjitha këto nuk mungojnë paradokset: për shembull, a ka mundësi që në sulmin e dytë më të mirë në kampionat, lojtari me më shumë talent, Leao, të mbetet në tre gola dhe të mos ketë shënuar që nga shtatori? Sikur të zgjidhej ky problem, do të duheshin më pak zemra të forta për të shijuar ndeshjet e Milanit. Por kjo është një çështje tjetër.

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like