Analiza/ Çfarë fshihet? Pranimi i Radoiçiçit, si alibi e Vuçiçit

by admin
Spread the love

Komenti i redaksisë së Lajme

Deklarata e pranimit të fajit nga terroristi serb Milan Radoiçiç, paramilitarët e të cilit shkaktuan vdekjen e një polici në 24 shtator në afëris të manastririt të Banjkës, është një kalkulim i pastër politik, për të hequr përgjegjësitë nga Beogradi zyrtar dhe partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbska. Po të vëzhgohet me vëmendje letra e lexuar prej avokatit të tij në mesditën e së premtes në Beograd, aty vërehet kujdesi për të lokalizuar përgjegjësinë tek një grup i caktuar njerëzish. Politikani dhe afaristi kontrovers, i futur në listën e zezë të SHBA-së, pretendon se i ka marrë përsipër të gjitha përgatitjet duke përfshirë futjen e trupave në veri, gjetjen dhe dislokimin në territorin e Kosovës të arsenalit të armëve të rënda. Ai jo vetëm e ruan nga implikimi partinë ku “de jure” ishte deri sot zv/kryetar, por të cilën ‘de facto e komandonte plotësisht, por mohon që edhe të ketë biseduar me drejtujtuesit e tjerë të saj për atë që do bënte. Qëllimi i këtij harakiri vetiak është i qartë.

Lexo me tej:


Profil/ Fytyrat e panjohura të Radoiçiçit, që akuzohet se i priu terroristëve serbë

Pas aktit terrorist të 24 shtatorit janë shtuar zërat se dialogu i “normalizimit” i lehtësuar nga BE-ja është bërë i pakuptimtë këtej e tutje dhe se krijimi i një asociacioni i sunduar nga një parti si Lista Serbsa do të qe absurd. Kjo qasje e re që e vë Serbinë në pozitë të disfavorshme edhe ndaj ndërkombëtarëve do dobësonte shumë pozicionin e Vuçiçit dhe të serbëve lokalë në bisedime. Prandaj Radoiçiçi ka marrë përsipër të mbajë mbi shpatulla një alibi absurde, atë për të thënë se ka vepruar i vetëm.

Natyrisht askush nuk e kapërdin dot këtë version që të kujton propagandën e trashë të kohës së Millosheviçit. Por edhe sikur për një çast të hiqemi sikur e besojmë, sërisht barra e provës mund të bierë lëhtësisht mbi Beogradin. Publicisti dhe njohësi i mirë i detajeve të dialogut, Veton Surroi ka bërë pas deponimit të Milan Radoiçiçit një propozim tejet logjik. Ai ka sugjeruar që nëse është kështu, Kosova dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar duhet t’i kërkojnë Serbisë ekstradimin e njeriut që e ka pranuar përgjegjësinë. 

Radojiçiç pranon se drejtoi sulmin terrorist në Banjskë 

“Brenda procesit të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja do të pritej që autoritetet e Republikës së Serbisë t’ua dorëzonin atë autoriteteve të Republikës së Kosovës, për krimet e kryera brenda juridiksionit të saj. Një test i ri për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Surroi në “X”. A do ta dorëzonte Beogradi heroin e luftës kundër terrorrit të Kurtit, që e etiketoi edhe vetë veten njësoj siç e pati quajtur Vuçiçi. Ky do të qe një test i mjaftueshëm edhe për ata që bëjnë sikur duan të besojnë se shteti serb nuk kishte djeni.

©Lajme

 

You may also like