Analiza/ Akti i fundit, teknika e Inzagit ndaj zemrës së Maxarrit

by admin
Spread the love

Interi do të mbërrijë në finale pas një gjysmëfinaleje të shkëlqyer ndaj Lacios. Duke lexuar përshtypjet pas triumfit të së premtes, mund të krijohet përshtypja se Interi aktual është një skuadër përtej çdo kundërshtari.

Megjithatë, duke i dhënë meritat e duhura Inzagit dhe ekipit të tij, nuk mund të mohohet se performanca e ekipit të Sarrit i ndihmoi zikaltrit aq shumë sa të jepte idenë e një seance stërvitore, në të cilat zhvillohen lojërat sulmuese me kundërshtarë gjysmë pasivë. Sarri e di këtë më mirë se ne dhe e ka thënë qartë. Ngjitjet e humbura horizontale dhe rrëshqitjet e gabuara në kohë i lejuan Interit të zbatonte parimet e tij të lehtësuara nga një kundërshtim praktikisht inekzistent. Këtu depërtimet e krahëve, kombinimet e jashtme dhe të brendshme, ndryshimet e lojës, ndërrimet në fazën sulmuese dhe rrotullimet vertikale mund të viheshin në praktikë me shpejtësi dhe pothuajse gjithmonë me një ose dy prekje. Me pak fjalë, jemi qenë dëshmitarë të një përplasjeje të pabarabartë, e cila është e lehtë të parashikohet kur Lacio gabon kohën në të dy fazat (që i ndodh herë pas here), ndaj një skuadre tashmë superiore ndaj tyre.

NAPOLI – Ndaj Napolit në finale nuk ekzistojnë kushtet për një ndeshje të ngjashme. Dhe Inzagi e di shumë mirë. Sidomos tani që Maxarri ka braktisur çdo ambicie “spaletiane” për ta gjetur veten më shumë në zemrën e tij. Nuk është vetëm një çështje e sistemit të lojës (nga 4-3-3 në 3-4-2-1), por e qëndrimit. Trajneri italian shprehu mendimet e tij për faktin se është e pamundur të ndiqen disa parime të sezonit të kaluar, si mbrojtja e lartë, pa një lojtar si Kim. Ndeshja e fituar kundër Fiorentinës ringjalli situata të ngjashme me Napolin e një duzinë vitesh më parë, kur Hamshik dhe Laveci ndanë fushën me kalime të shpejta për të shoqëruar sulmin e thellë të Kavanit.

ARMËT – Ardhja e Ngonge dhe Traore mund ta bëjë edhe më të lehtë vendosjen e dy mesfushorëve, me një nga dy nënshkrimet e reja bashkë me Kvarën që do të mbështesin Simeonen, ndërsa pritet Osimhen, me opsionin e dyfishtë Politano dhe Raspadori si alternativë e planit fillestar. Me pak fjalë, skenari për finalen duket tashmë i shkruar, por rezultati nuk është aspak i dukshëm. Interi sigurisht që nuk do të ketë fusha në dispozicion si kundër Lacios, por ndërkohë që Maxarri do të kërkojë përqendrimin dhe kundërsulm nga të tijtë, djemtë e Inzagit priten të kërcënojnë me teknikën dhe sinkronizimin që i karakterizon.

PANORAMASPORT.AL

You may also like