Analisti nga SHBA-ja: Pavarësisht situatave, Amerika ka raporte të mira me Kosovën (VIDEO)

by admin
Spread the love

Opinionisti, Drilon Gashi, vlerëson se Kosova dhe ShBA-ja vazhdojnë ta kenë një marrëdhënie të afërt, mirëpo për çështje të tilla që kanë një domethënie për sigurinë në Kosovë kërkohet gjithnjë një bashkërendim shumë i afërt.

Në një intervistë për emisionin Edicioni Special në Shqip, ai shtoi se ShBA-të duan që të mos përkeqësohet gjendja e sigurisë ne veri më tepër dhe kjo të mos kërkojë aktivizim e shtim të forcave të NATO-s më shumë se sa veçse është vendosur. Dhe në anën tjetër do që të gjëje një zgjidhje me aleatin e saj, Kosovën, e cila është në të mirë të sovranitetit të demokracisë dhe rendit e ligjit në veri.

Sipas Gashit, zgjedhjet e reja mbase mund të ishin pjesë e formulës për të dalë nga kjo situatë, por që mendon se me rëndësi është që të mos pritet vetëm nga Kosova që të jetë ofrues i qetësimit dhe zgjidhjes, por gjithashtu të kuptohen zotimet dhe veprimet që duhen bërë nga Serbia për ta dënuar njëherë dhunën që ka ndodhur nga grupet e individët në veri – që mund të jenë të lidhur me regjimin e Serbisë, dhe më pas nëse do të ketë zgjedhje, ato duhet të bëhen me pajtimin se Serbia nuk do t’i pengojë dhe nuk do t’i kërcënojë qytetarët serbë në pjesën e Kosovës që të marrin pjesë, dhe në fund që të ketë mbështetje që të gjithë ata serbë që kanë qenë në institucionet e Kosovës në pjesën veriore të saj të rikthehen në ato institucione, apo të bëhet e mundur që të ketë një fushatë për njerëz të tjerë nga komuniteti serb që ata të bëhen pjesë e institucioneve.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like