Analisti i njohur zbulon ‘shkakun’ e ndarjes së Edi Ramës me Koço Kokëdhimën: Ishin dy pika

by admin
Spread the love

Analisti Genc Burimi foli sot për “Top Talk” rreth legalizimit të kanabisit për arsye farmaceutike. Ai shprehet se kryeministri Edi Rama po nxitohet për këtë çështje dhe zbuloi se për këtë arsye ai largoi Koço Kokëdhimën nga partia.

“Bashkë me Koço Kokëdhimën ne e mbronim legalizimin e kanabisit nëpër artikuj. Ky është turp ai që bën Edi Rama sot sepse për këtë arsye përzuri Koço Kokëdhimën nga partia. Na merrte për idiotë, për kafshë, për injorantë, për antipatriotë”, u shpreh analisti.

Analisti shpjegoi se vendimet e marra tani, kanë qenë mendime të përbashkëta me Kokëdhimën të cilat janë kundërshtuar, ndërsa theksoi se Rama “lëpiu atë që pështyu”.

“Ishin dy pika ku unë edhe Koço kemi qenë të dy në një diapazon totalisht të plotë çështja e legalizimit të kanabisit për arsye farmaceutike sepse ke je treg të madh në Europë, e dyta ishim bashkë me Koçon kemi qenë kundër reformës në drejtësi të imponuar në kushtetutë. Për këto dy arsyet Rama dështoi”, u shpreh analisti.

Ai tha se legalizimi i kanabisit do të sjellë konkurrencë me vendet perëndimore duke u futur në një treg të madh dhe të ashpër.

You may also like