AMSTERDAM – Sekuestrohen 1,3 tonë kokainë e fshehur mes bananeve

by admin
Spread the love

AMSTERDAM, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Doganierët holandezë kapën rreth 1,3 tonë kokainë të fshehur në dy kontejnerë me banane në portin e Vlissingen.

”Kontejnerët ishin të destinuara për një kompani në qytetin bregdetar që nuk kishte asnjë lidhje me ngarkesën e paligjshme, theksoi zyra e prokurorit holandez.

Kontejnerët kishin mbërritur në Vlissingen nga Ekuadori, nëpërmjet portit belg të Antwerpës.

Hetuesit vlerësojnë vlerën e tregut të drogës në rreth 95 milionë euro (101,2 milionë dollarë).

Kokaina u copëtua në pako nga një kilogram secila dhe më pas u asgjësua.

Rasti po hetohet nga një njësi speciale e përbërë nga forca të policisë detare, doganave, hetimeve financiare dhe prokurorisë.

Antwerpa dhe porti holandez i Roterdamit janë portet kryesore të hyrjes në Evropë për trafikun e kokainës.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në Ballkan

You may also like