Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns përgatit ajvar

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns ka përgatitur ajvar në rezidencën e Ambasadës në vendin tonë.

Sezonë e ajvarit në rezidencën e ambasadës sonë, me ajvarin special “Red Dog”. Cilat janë ushqimet tuaja të preferuara tradicionale”, ka shkruar në Facebook ambasadorja amerikane.

Ndërsa në Twitter, Bërn shkruan:

“Në Maqedoninë e Veriut, vjeshtë dhe kohë për ajvar! Ne adhurojmë dhe bëjmë ajvar çdo vit sipas recetës së kuzhinierit tonë. Këtë vit, video ekipi i Ambasadës regjistroi pamjen dhe tingujt e bërjes së ajvarit”.

Pjesa më e madhe e ajvarit të bërë, siç tregohet në videon nga ambasada, iu dhurua diplomatëve të huaj, vizitorëve amerikanë dhe miqve të ambasadores.

You may also like