Ambasadorit të Izraelit në OKB “nuk i del inati”, sërish thirrje Guterres të japë dorëheqjen

by admin
Spread the love

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka reaguar me zemërim ndaj deklaratave të sotshme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke i kërkuar edhe një herë të japë dorëheqjen.

“Është turp për OKB-në që Sekretari i Përgjithshëm nuk tërhiqet nga fjalët e tij dhe nuk mund të kërkojë as falje për atë që tha dje. Duhet të japë dorëheqjen”, tha Erdan teksa akuzoi shefin e OKB-së se shtrembëron realitetin.

“Çdo person e kupton shumë mirë se kuptimi i fjalëve të tij është se Izraeli ka faj për veprimet e Hamasit ose, të paktën, tregon mirëkuptimin e tij për sfondin që çoi në masakër. Një sekretar i përgjithshëm që nuk kupton se vrasja e të pafajshmëve nuk mund të kuptohet kurrë nga asnjë sfond nuk mund të jetë sekretar i përgjithshëm”, shtoi më tej ai.

 


Top Channel

You may also like