Ambasadori i BE-së viziton Mitrovicën e Veriut: Paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet

by admin
Spread the love

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar këtë të enjte Mitrovicën e Veriut.

Ai ka treguar të ketë pasur takime me përfaqësues shqiptarë e serbë, zyrtarë që kanë dhënë dorëheqje nga institucionet gjatë nëntorit, por edhe ata që janë në detyrë.

“Derisa situata në veri është komplekse është e qartë për të gjithë se marrëveshjet aktuale nuk janë të qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu”, është shprehur ai, transmeton KlanKosova.tv.

“Shumë çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Ato mund të adresohen vetëm përmes institucioneve dhe nga institucionet”.

Szunyog ka theksuar se ai sot ë angazhohet më tej me të gjitha komunitetet atje që të ketë investime nga BE.

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Image
Image
Image

You may also like