Ambasada e SHBA-së: 24 vjet më parë, falë NATO-s shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi

by admin
Spread the love

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se falë NATO-s, 24 vjet më parë, shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi.

Në shkrimin e kësaj ambasade thuhet se sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes, përcjell Klankosova.tv.

“Sot, 24 vjet më parë, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, e cila solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like