Amarildo Vata, tifozi i ‘zjarrtë’ shqiptar i Milanit, pjesë e grupit zyrtar të ultrasëve ‘Curva Sud’

by admin
Spread the love

Skuadra e Milanit njihet si një nga skuadrat më numrin më të madh të tifozëve në botë.

Në mesin e miliona tifozëve të këtij klubi ka edhe shumë shqiptarë, të cilët ndër vite janë lidhur emocionalisht shumë me ‘Rossonerët’, shkruan GazetaBlic Sport.

Njëri nga ata është edhe Amaraildo Vata, një tifoz i ‘zjarrtë’ i kuqezinjëve, i cili tashmë është bërë edhe pjesë e grupit të ultrasëve të kësaj skuadre, atje ku po merr pjesë në organizimet dhe udhëtimet gjithandej Evropës.

Ndihem shumë krenar që jam pjesë e tifogrupit të AC Milan. Jap kontributin tim, prezent në çdo eveniment të tyre në koreografi – mbledhje, takime, marshime, në ndeshje në transferta, kudo ku janë ata, jam dhe unë, për këtë respekt kapo ultrasve, “Barone” dhe grupit “Banditi” që na janë gjendur për çdo gjë afër

“Emocion shumë i madh të jesh live me ta, përtej golave dhe zhgënjimeve ne prap jemi aty, si dje, si sot edhe nesër”, tha fillimisht ai.

Tutje, ai tha se Milani i këtij edicioni nuk ishte ai i pritur nga tifozët, por që kjo nuk ndikon në afërsinë dhe lidhjen e madhe që ka me skuadrën. Poashtu, ai tregoi se cila është fanella me veçantë që e ka, e cila lidhet me emrat e disa nga yjeve të kësaj skuadre.

“Milani sivjet jo siç e prisnim, herë mirë, herë keq, eleminimi në Champions, derbit me Inter dhe Juventus dhe ca pikë të lena, ndikojnë të jemi këtu momentalisht”

“Fanella kam më shumë se fjala shumë, por do veçoja ato me firmat e lojtarëve legjenda si Shevchenko, Kaka, Pato, Nesta, Ibrahimovic, pa harruar aty ku jam edhe vet, mbi 100 bluza “Curva Sud”, plotë sakrificë, pasion, meritë dhe besnikëri.

“Ndeshja më emocionuese për ultrasin është kur koreografia e derbit në Itali dhe Europë del më e mira sezonit, ajo është puna jonë, sakrifica më e madhe, shumë emocione 2-3 javë para ndeshje me radhë, të gjithë bashkë për të bërë një megakoreografi – që s’ka nevojë për reklam, pasi dihet kush jemi. Emocionuese për ne është respekti i fanellës, kontribut sa të mundesh- sepse në fund të fundit për ata është një lojë, për ne është një jetë”, përfundoi Amarildo Vata.

/GazetaBlic Sport/

You may also like