Alzheimer, humbja e kujtesës. Ja cilat janë shenjat klinike të kësaj sëmundjeje

by admin
Spread the love

Alzheimer është një nga format e demencës (harresës) që shoqërohet me një rënie të kapacitetit tëkujtesës, mendimeve dhe arsyetimit. Humbja e kujtesës që prek jetën e përditshme, mund të mos jetëshfaqje normale e plakjes, por një shenjë e kësaj sëmundjeje. Ndaj, nëse jeni duke jetuar me një person qëshfaq shenjat, të cilat do t’i përmendim më vonë, mos i injoroni ato. Është e rëndësishme ta drejtoni drejt mjekut specialist për të gjetur shkakun e e tyre.

1. Humbje e kujtesës që përfshin jetën e përditshme. Personat që vuajnë nga Alzheimer, shfaqin harresë në informacionet e fundit (recente) dhe sidomos për ato që kërkojnë reagime të shpejta (si psh. se për çfarë janë nisur të bëjnë, apo se për ku janë nisur të shkojnë).

2. Shfaqin vështirësi në zgjidhjen e problemeve. Alzheimer bën të humbasë jo vetëm kujtesa, por edhe përqendrimi. Personat e prekur nga kjo sëmundje e kanë të vështirë të përqendrohen dhe duan më tepër kohë për t’i zgjidhur problemet e vështira.

3. Konfuzion në lidhje me kohën dhe hapësirën. Shpesh, harrojnë ditën që po kalojnë, apo vendin ku ndodhen. Mund të kenë vështirësi për ta kuptuar diçka që u thuhet me shpejtësi. Mund të kenë gjithashtu vështirësi për t’u orientuar me rrugët që më parë i njihnin mjaft mirë.

4. Shfaqin probleme me fjalët në bisedë. Nëse më parë kanë qenë oratorë, kur preken nga sëmundja e Alzheimer, mund ta ketë të vështirë të gjejë fjalët e duhura në një bisedë. Mund të ndodhë që të nisin njëbisedë dhe të ndalojnë pa e mbajtur mend se çfarë do të thonë.

5. Tërheqje nga puna apo aktivitetet sociale. Një person që vuan nga demenca e Alzheimer, fillon tëtërhiqet nga aktivitetet sociale apo nga puna. Në sajë të ndryshimeve që ata kanë pësuar dhe i kanë ndjerëtek vetja, bëhen më pak të interesuar për shoqërinë apo punën.

6. Ndryshim humori dhe personaliteti. Personat që preken nga Alzheimer mund të shndërrohen nëkonfuzë, dyshues, depresiv, të trembur, ose anksiozë. Këto ndryshime humori apo personaliteti vihen re më lehtë në ambientet e reja ku ata gjenden.

You may also like