Alternativa ‘kërcënon’ me prishje të koalicionit, mesazh për Zaevin për kërkesën për falje të Boban Iliçit

by admin
Spread the love

Alternativa e cila pritet t’i bashkohet qeverisë së re, ka paralajmëruar kryeministrin Zoran Zaev se bashkëpunimi i arritur në fillim të këtij muaji mund të luhatet, nëse ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq nuk tërhiqet nga kërkesa për faljen e Boban Iliçit, të dënuarit për veprën “vepër e rëndë kundër sigurisë, pronës dhe njerëzve në komunikacion” me pasojë vdekjen e vogëlushit nga Kumanova, Almir Aliu, në vitin 2016.

“Pas informacioneve se ministri aktual i drejtësisë Bojan Mariçiq, ka kërkuar që presidenti Pendarovski ta falë edhe Boban Iliçin, të dënuar për mbytjen e Almir Aliut të vogël më 25 qershor të vitit 2016, sot jemi këtu që edhe zyrtarisht të kërkojmë që presidenti mos ta nënshkruaj këtë falje”, thonë nga Alternativa.

Tutje, ata kanë thënë se kjo falje nuk do të ndodh jo vetëm për arsye se kush e fal kriminelin e amniston krimin por edhe për arsye se kjo është një ndër rastet ku lëkund rënd besimin ndëretnik.

Me këtë rast, kërkojmë publikisht edhe nga kryeministri Zaev që t’ia kujtojë vartësit të tij, ministrit të Drejtësisë Mariçiq se më 5 dhjetor ai ka nënshkruar me kryetarin e “Alternativës”, Afrim Gashi, një marrëveshje bashkëpunimi në të cilën njëra nga 9 pikat ka qenë edhe dakordimi që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të kërkojë nga Komisioni Evropian një hetim ndërkombëtar për rastet gjyqësore për të cilat dyshohet se ka implikim politik, ku është përfshirë edhe rasti i Almir Aliut.

Duke shpresuar se as kryeministri aktual dhe as ai i ardhshëm nuk dëshirojnë ta luhasin kaq shpejtë bashkëpunimin me “Alternativën” presim nga ana që ta tërheqin këtë kërkesë nga presidenti dhe në anën tjetër, menjëherë të fillojë zbatimi i marrëveshjes së dakorduar Gashi-Zaev ku ky rast duhet të marr një udhë tjetër”, thanë ndër të tjera nga “Alternativa”.

You may also like