ALTERNATIVA – ÇAIR: BDI-JA E FILLOI HAKMARRJEN NDAJ KËSHILLTARËVE TË KOALICIONIT ALTERNATIVA & ALEANCA PËR SHQIPTARËT

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Jemi sot këtu që t’ju njoftojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim prej dje ia ka filluar hakmarrjes. Kështu dje ndërmarrja publike “JSP” e ka përjashtuar nga puna me kontratë Xhelal Hajdarin, që është kandidat për këshilltar në Komunën e Çairit.
Duke mos pasur asnjë shpjegim tjetër, nuk mund të mos konstatojmë se kjo është hakmarrje e ulët politike e BDI-së, e shtyrë nga motive të ulëta dhe nga frika e humbjes në këto zgjedhje. Të përjashtosh nga puna dikë vetëm sepse është në listën e këshilltarëve të një subjekti tjetër politik, ndonëse ai nuk është as anëtar e as aktivist partiak i asnjërës nga partitë e koalicionit, kjo është poshtërsi e llojit të vet, që mund ta bartin mbi supe vetëm ata që mashtrojnë me kontrata dhe vjedhin me lopata.
Me këtë rast u bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare në vend që të reagojnë dhe ta ndalojnë këtë hakmarrje tërbuese të BDI-së, ndërsa atyre që dënojnë politikisht, njësoj si në kohë të komunizmit, ua bëjmë me dije se ata duhet të bashkëjetojnë në mjedisin tonë edhe pas 17 tetorit.
Për këtë të fundit edhe një porosi: ta dini se as nuk ju frikësohemi e as nuk dorëzohemi. Nëse mendoni se kështu na zmbrapsni, e keni huqur keq. Kështu vetëm na forconi dhe na mobilizoni. Fundja, ne nuk kemi çfarë humbim.
Megjithatë, duke dashur të vendosim standarde të reja të qeverisjes lokale, ne ju premtojmë se ardhja jonë në pushtet nënkupton edhe ndalimin e hakmarrjes dhe, në vend të saj, bashkëpunim dhe komunikim edhe me të tjerët, pavarësisht përkatësive politike, etnike e religjioze.
Ndaleni hakmarrjen, sepse vetëm njerëzit e vegjël dhe shpirtngushtë hakmerren.

Alternativa – Çair

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like