Alternativa bëhet me nënkryetar të Kuvendit? Për këtë post është propozuar deputeti Hysni Ismaili

by admin
Spread the love

Me një orë vonesë Kuvendi filloi punimet pas vazhdimit pas seancës së 71-të. Me nënshkrimet e 20 deputetëve, për nënkryetar të ri të Kuvendit është propozuar Hysni Imaili nga Alternativa, përcjell TV21. Pas dhënies së propozimit fjalën e morën 19 deputetë. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, ndër të tjera tha se shpreson se Ismaili do ta respektojë Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën.

Në rend dite të kësaj seance janë raportet vjetore të Avokatit të Popullit, si dhe raportet vjetore për punën e Këshillit Gjyqësor, Komisionit për Parandalim të Korrupsionit dhe Komisionit për Ankesa për Prokurimet Publike për vitin 2021. Po ashtu, do të debatohet edhe për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, si dhe për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar./tv21.tv

You may also like