Allegri: Objektivi është ta kthejmë Juventusin në krye, tani duam kualifikimin në Champions

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e së hënës, klubi i Juventus u mblodh në Milano për darkën e Krishtlindjeve, në prani të sponsorëve, për të shkëmbyer paraprakisht urime për festën.

Siç raportohet nga faqja zyrtare e klubit, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, mbajti një fjalim të shkurtër, ky theksoi qëllimin kryesor të këtij sezoni, por jo vetëm.

Vitin e kaluar filluam me këtë grup, për të cilin unë dhe të gjithë ne jemi shumë krenarë, një rrugëtim me rritje që ka për qëllim rikthimin e Juventus-it në krye. Së pari, siç e kam thënë tashmë shumë herë, fokusi ynë do të jetë kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League, kompeticion që i përshtatet më së miri një klubi si Juventusi. Viti i kaluar ishte një vit i komplikuar, por ne punuam për të gjetur një ngritje pozitive dhe më duhet të falënderoj të gjithë ata që punojnë në ‘Continassa, nga i pari te fundit sepse çdo ditë ofrojnë kushtet më të mira për të punuar. Unë jam pjesë e këtij klubi për dhjetë vjet dhe jam krenar për këtë gjë. Juventusi është unik, është unik në ADN-në e tij, në historinë e tij, në vlerat e tij dhe në lidhjen me vlerat që duhet të kenë ata që punojnë këtu. Vlerat që përmes punës dhe sakrificës na kanë lejuar të kapërcejmë vështirësitë dhe të arrijmë qëllime vërtet të rëndësishme”-deklaroi Allegri.


Top Channel

You may also like