Allegri: Një moment vendimtar për Juventusin, kemi nevojë për Dybala

by admin
Spread the love

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme në “Ferraris” përballë vendasve të Sampdorias:

“Sampi është një tjetër skuadër kur luan në shtëpi. Duhet të jemi të kujdesshëm që të vazhdojmë të konsolidojmë vendin e katërt. Do të jetë një javë intensive dhe shpresoj argëtuese para pushimit. Dybala? Është i qetë, kemi nevojë për të”.

Sampdoria-“Kjo sfidë vjen në një moment vendimtar të sezonit, ndonëse kampionati do të mbyllet pas 2 muajsh. Me Giampaolon në shtëpi Sampdoria është paraqitur shumë mirë dhe nuk do të jetë e lehtë. Kanë nevojë për pikë për të shpëtuar dhe do të na sulmojë, por edhe ne duam pikë që të qëndrojmë mes 4 të parave. Nuk është e lehtë të fitosh në Gjenovë. Na pret një ndeshje e vështirë, por do të synojmë fitoren edhe nesër”.

Formacioni-“Nuk e kam vendosur akoma. Për fat të mirë infermieria po boshatiset. Rikthehen De Sciglio, Alex Sandro dhe Cuadrado. Nëse gjithçka shkon mirë, shpresoj që Chiellinin ta kem në dispozicion në Champions. Dybala është më mirë dhe mund të kthehet në dispozicion të mërkurën, po ashtu edhe Bonucci”.

Vendi i tretë – “Ne duam që të renditemi mes 4 të parave, pak ndryshon nëse renditemi të dytët, të tretët apo të katërtit. Kemi luajtur mirë, por duhet të punojmë sepse ka akoma edhe shumë sfida deri në fund të kampionatit. Përballë Sampdorias duam një rezultat pozitiv që të vazhdojmë serinë pozitive dhe të konsolidojmë pozitat në renditje”.

Vlahovic – “Nuk ishte e lehtë të vinte te Juventusi dhe të luante çdo tre ditë, sepse ngarkesat fizike dhe psikologjike janë të ndryshme. Topi këtu është më i rëndë, sepse te Juventusi çdo top mund të të japë fitoren ose humbjen. Dusan duhet të përmirësohet. Duhet ti japim pak kohë, por jam shumë i kënaqur me të, sepse sakrifikohet për skuadrën”. / Oversport.tv

You may also like