Allegri: Na vjen keq që mbyllëm sezonin pa trofe, vitin tjetër duam titullin

by admin
Spread the love

Nuk do të dëgjojë fjalën zhgënjim, por Massimiliano Allegri e di që duhet të bëjë më shumë sezonin e ardhshëm: “Na vjen shumë keq që nuk fituam një trofe këtë vit. Por nuk është pak kualifikimi në Champions. Vitin tjetër duhet të përgatitemi për të fituar titullin dhe ky është një objektiv i qartë për të gjithë”.

Trajneri i Juventusit flet edhe për një rikthim të mundshëm të Pogba: “Është lojtar i Manchester United dhe nuk mund të flasim për merkato deri në përfundim të sezonit”.

“Jemi në formë. Nesër luajmë ndeshjen e fundit në shtëpi dhe duhet të bëjmë një paraqitje dinjitoze. Do të jetë festa e Chiellinit dhe ndeshja e fundit në shtëpi e Dybala. Duhet të nderojmë këtë sfidë.

Të mërkurën ishte një mbrëmje e bukur sportive por nuk arritëm të fitonim. Kapiteni i ri i skuadrës do të jetë Bonucci”, ka thënë mes të tjerash trajneri Allegri në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Lazios, që do të transmetohet në Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv

You may also like