Allegri: Jemi Juventusi, kemi detyrim të synojmë fitoren në çdo sfidë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sezoni i Juventusit nis sot në “Allianz Stadium” përballë Sassuolos. Skuadra në dispozicion të teknikut Allegri është pasuruar me kampionë të nivelit ndërkombëtar, por është akoma një kantier i hapur:

“Jemi Juventusi dhe e kemi detyrim fitoren. Shoh shumë optimizëm por kjo nuk më pëlqen, duhet ta dimë që do të jetë e vështirë dhe duhet të ndryshojmë sjelljen. Vetëm në këtë mënyrë, hap pas hapi mund të zvogëlojmë diferencën me skuadrat e tjera”, ka thënë tekniku i bardhezinjve në konferencën për shtyp në prag të sfidës së nesërme.

Skuadra dhe formacioni-“Kemi punuar mirë, por ndeshja e parë është gjithmonë e çuditshme dhe ka të papritura. Rëndësi kanë tre pikët. Forma nuk është optimalja, por duhet të luajmë si skuadër me shumë entuziazëm nga të gjithë. Mungojnë të skualifikuarit Rabiot dhe Kean. Edhe të dëmtuarit Szczesny, Aké dhe Pogba. Arthur ka një problem në kavilje, ndërsa McKennie është i gatshëm”.

Favoritët-“Interi dhe Milani janë para të gjithave, por edhe Roma më bën kurioz, sepse ka bërë mirë në merkato. Duhet të fitojmë edhe ne. Kemi një provë të rëndësishme përballë Sassuolos. Duhet të renditemi mes katër të parave kur të vijë pushimi i Kupës së Botës, që nga janari e tutje të luajmë për titullin”. / Oversport.tv

You may also like