Allegri bëhet keq para Kupës: Pogba në gjendje optimale pas 3 muajsh

by admin
Spread the love

Pas disfatës në kampionat kundër Monza-s, Juventus rikthehet në fushë për ndeshjen çerekfinale në Kupën e Italisë ndaj Lazios.

Bardhezinjtë dhe trajneri Massimiliano Allegri shpreson që për këtë sfidë të rigjenin shërbimet e Paul Pogba, por mesfushori francez ka lënë sërish në baltë skuadrën duke qenë se ndjen shqetësime në kofshë dhe pritet të mungojë sërish për një periudhë jo të shkurtër.

Në konferencë, trajneri Allegri ndjehet i zhgënjyer nga situata ndërsa është e vështirë të rikthehesh në funksion një “makinë” që nuk ndizet prej kohësh.

“Është pak e vështirë të rikthesh në funksion një “makinë” e cila nuk ndizet prej koësh. Problemi i Pogba lidhe me faktin se motorit i duhet ende kohë të pushojë, ndosha Pogba do të jetë në gjendje optimale vetëm pas 2-3 muajsh. Unë pres kontribut nga një lojtar i cili ka vetëm 45 minuta në këmbë me fanellën e Juventus, por është e vështirë dhe momentet për t’u mbështetur tek ai duhen zgjedhur me shumë kujdes”, u shpreh Allegri.


Top Channel

You may also like