“Alketa dhe Vera Grabocka më kanë mashtruar”, këngëtarja shqiptare nxjerr sekretet

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhesika Polo, ka bërë një deklaratë së fundmi për “Natën me Aulonën”, ku edhe ka zbuluar hatërmbetjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun.

“E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”.

Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Kënga Magjike” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit. Dhe ajo më tha bëj një këngë. Un e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni.

Dhe nuk u futa… Pashë listën dhe pashë që nuk ishte emri im. Unë e mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj dhe ata ma hodhën në kosh këtë investim që unë bëra me gjak e me mund”, theksoi ajo.

You may also like