Aliu: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në gjuhën shqipe do të mund ta japin provimin për punësim në administratë

by admin
Spread the love

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Ali sot bëri të ditur se nga data 16 i këtij muaji provimi për pranim në punë në administratë shtetërore ka filluar të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Aliu thotë se për 7 muaj kanë arritur që të realizojnë këtë premtim, me të cilin gjeneratat e reja do të mund që në gjuhën e tyre amtare të përgjigjen në provimin për punësim në administratë shtetërore.

“Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, do të mund të mund të ushtrojnë një të drejtë tjetër ligjore në vendin e tyre. Ata tanimë do të mund të përgatiten dhe do të mund të japin provimin edhe në gjuhën shqipe. Ky është një hap kolosal për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe për të gjithë ata qytetarë të rinj që do të punësohen në të ardhmen në administratën shtetërore”, tha Aliu.

You may also like