Aliu: Jemi të interesuar të gjejmë një zgjidhje që është në interes të mësimdhënësve

by admin
Spread the love




Zëvendës-ministri i Arsimit, Lulzim Aliu, sonte në emisionin debativ në TV Shenja, tha se ministria e Arsimit është e interesuar për të gjetur një zgjidhje që është në interes të mësimdhënësve.

“Ne si ministri jemi të interesuar të gjejmë një zgjidhje që është në interes të mësimdhënësve dhe për atë se fillimisht  çfarë ishin ato deklarata se është nëpërkëmbur dinjiteti i mësimdhënësit, unë jam vet pjesë e procesit mësimor. Mbi 20 vite jam i kyçur në fushë të arsimit dhe kam edhe anëtarë të familjes në arsim. Dhe unë jam për ta vlerësuar dhe jam në interes të zgjidhjes sa më të mirë të mësimdhënësit”, tha Aliu.

“Për shkak se një mësimdhënës i kënaqur sigurisht se do të punonte dhe do të kishte shumë më tepër cilësi tek puna që e realizon në shkollë dhe ato nxënës pastaj do të jenë pasqyra e kësaj shoqëria në të ardhme”, u shpreh më tej Aliu. /SHENJA/


You may also like