Aliu i kërkon Kurtit që të barten të hyrat vetanake për komunat

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po mban takim me kryetarët e komunave ku po diskutohet për problemet të ndryshme me të cilin ballafaqohet pushteti lokal.

Me këtë rast, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Agim Aliu, i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të hyrat vetjake dhe fondet e pashpenzuara t’iu barten komunave, pasi sipas tij, kjo është në përputhje me ligjet.

Ai deklaroi se projektet e komunës i kanë paraqitur si bartje buxhetore, derisa përmendi edhe mungesën e pronave komunale si sfidë të institucioneve lokale.

“ Komunat përmes Asociacionit të Komunave vazhdueshëm i kanë paraqitur shqetësimet e tyre në formë zyrtare me shkresa dhe rekomandime konkrete duke marrë zotime se do të marrim përgjigje. Nisur që nga çështja e tatimit në pronë, e falja e 100 eurove, komunat janë gjendur në një situatë të pakëndshme para qytetarëve. Kryetarët e komunave të Kosovës kundërshtojnë bartjen e faljes së tatimit në pronë te komunat”, tha Aliu.

Në këtë takim po marrin pjesë për herë të parë edhe kryetarët e katër komunave veriore, që kanë dal nga zgjedhjet e mbajtur më 23 prill.

Kurti: 742 milionë euro në dispozicion për komunat

 

You may also like