Aliu: Fjalët kyçe të bilancit 100 ditor të MSHIA-së janë: digjitalizimi, reformat në administratë dhe liria e mediave

by admin
Spread the love

Në këto 100 ditë, arritëm të lançojmë iniciativën më të re të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, dhe kjo është ,,EraDigjitale”- program, i cili rrënjësisht e ka ndryshuar mënyrën se si qytetarët i marrin shërbimet publike. Duke ofruar shërbime më të shpejta elektronike dhe duke rritur transparencën institucionale, ne kemi reduktuar kohën për qytetarët në procesin gjatë marrjes së shërbimeve kryesore publike. Gjithashtu, i kemi prioritizuar nevojat e qytetarëve tanë me aftësi të kufizuara, duke u siguruar atyre që ta kenë të përmirësuar qasjen në infrastrukturën digjitale dhe të kenë shërbimin me përparësi në sportelet e administratës publike. Nëpërmjet kësaj iniciative, kemi për qëllim që të lehtësojmë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe të gjithë qytetarëve, duke promovuar inkluzivitetin dhe efikasitetin në punë.
Mes tjerash, këtë e theksoi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, në Konferencën e sotme për shtyp, në të cilën u prezantua puna e 100 ditëve të kaluara.
Ministri, vuri në pah se po punohet në Krijimin e Agjencisë Digjitale – e cila do të fokusohet në inkluzionin digjital, shërbimet publike digjitale, me ç’rast do të përmirësohet ekonomia e vendit, transparenca dhe llogaridhënien e institucioneve. Në mënyrë aktive,zhvillohen strategji dhe dokumente udhëheqëse me qëllimin e vetëm për të qenë në hap me Strategjinë Digjitale të BE-së ,,Kompasin Digjital”.

The post Aliu: Fjalët kyçe të bilancit 100 ditor të MSHIA-së janë: digjitalizimi, reformat në administratë dhe liria e mediave appeared first on Shqip.

You may also like