Aliti e Hadëgjonaj mposhtin Besiktasin e Rashicës

by admin
Spread the love

Derbi ndërmjet lojtarëve të Përfaqësues së Kosovës i ka takuar Alanyasporit të Fidan Alitit dhe Florent Hadërgjonajs.

Milot Rashica në rikthimin e tij nga lëndimi e pa Besiktasin të humbiste me rezultat 3:1, shkruan lajmi.net.

Omar Colley shënoi për Besiktasin, derisa te Alanyaspori golin e gjetën Yusuf Ozdemir, Nicolas Janvier dhe Carlos Eduardo.

Qendërmbrojtësi, Aliti luajti nga minuta e parë, kurse për Hadërgjonajn nuk pati minuta në këtë ndeshje.

Rashica, për të cili ishte ndeshja e parë që nga rikthimi nga lëndimi luajti nga minuta e 71-të.

Për Besiktasin kjo ishte humbja e dytë radhazi dhe mbetet në vendin e pestë me 26-të pikë, derisa Alanyaspori është në pozitën e 15-të me 17-të pikë. /Lajmi.net/

You may also like