Alibeaj del në konferencë urgjente dhe lëshon thirrjen ndaj qeverisë: Të shpallet gjendja e emergjencës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reshjet e dendura në vend kanë shkaktuar përmbytje të shumta, ku zonat më të goditura ishin ato veriore. Por gjithashtu probleme të mëdha u raportuan edhe në Durrës. Në një komunikim për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se i kanë bërë kërkesë kryeministrit Edi Rama që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shkodër, Lezhë dhe Durrës, kërkesë kjo e mbështetur edhe nga disa deputetë të PD.

Në një komunikim për mediat Enkelejd Alibeaj u shpreh:“Do të doja t’ju bëja me dije se një pjese e kolegëve tanë, deputetë të PD përfaqësues në tre qarqe të goditura kanë inicuar një kërkesë ku kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë në këto tre qarqe Shkdoër, Lezhë dhe Durrës.

Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar ara, të mbjella, pasuri të qytetarëve. Dhe më tragjike situatën e bën dëmtimi i shëndetit siç ishte dhe rasti i humbjes së jetëve babë e bir në Malësi të madhe”.

You may also like