Ali Ahmeti: Në mos sot, nesër një shqiptar do të jetë president i shtetit!

by admin
Spread the love

Në një konferencë për media, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ideja që presidenti të zgjidhet nga Kuvendi është që nga vitit 2016.
Ai tha se ata angazhohen që në RMV të ketë sa më tepër afërsi dhe të krijohet ambient shumë ma produktiv për shtetin që presidenti i republikës, të zgjidhet në Kuvend, duke u avancuar edhe me zv/president.
“Me këtë hap ne do arrijmë të kursjmë edhe thesarin e shtetit, sepse për një cikël zgjedhor presidencial sigurisht që duhen miliona euro. Kështu që efekti mendojmë që do të ishte më shumë me porosi dhe mesazh pozitiv, që do të ndikonte në përafrim edhe të komuniteteve”, tha Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
I pyetur se nëse beson se BDI do ta bëj presidentin e parë të shtetit, tha se ai “sot beson dhe presidenti në mos sot nesër do të jetë edhe shqiptarë në Maqedoninë e Veriut”. /SHENJA/

MARKETING



You may also like