Ali Ahmeti në Gostivar përmend luftën dhe qëllimin se pse ka luftuar – Shqip

by admin
Spread the love

Kanë vazhduar edhe sot takiet e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe funksionarëve partiakë me qytetarët e Komunës së Gostivarit. Ahmeti në fjalimet e tij ka folur për arritjet e partisë që drejton gjatë kësaj periudhe që nga krijimi i saj. SIpas Ahmetit për 20 vite, kjo parti ka realizuar synimet e gjeneratave të mëparshme, ndërsa u shpreh krenar për arritjet dhe gjendjen e ndryshuar të shqiptarëve, përcjell KlanM.

“Nuk hyra në luftë për të qenë këtu para juve por më detyroi situata sepse më imponuan, kështu që hyra për të bërë një shërbim njerëzve por gjithmonë duke menduar fundin e jo fillimin sepse fundi duhet të jetë dhe ai mbahet mend me ndershmëri dhe faqebardhë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkaq, gjatë javës së ardhshme nga BDI kanë paralajmëruar takime me qytetarët e Tetovës./KlanMacedonia

You may also like