Ali Ahmeti: Ndryshimet kushtetuese përcaktojnë ecurinë e procesit eurointegrues të Maqedonisë

by admin
Spread the love

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në Facebook shprehet se në Kuvendi e Maqedonisë së Veriut ka filluar debati mbi ndryshimet kushtetuese që përcaktojnë edhe ecurinë e procesit eurointegrues.

“Mbi supet e të gjithë deputetëve është përgjegjësia e së ardhmes përparimtare që nuk ka shteg tjetër përveç Bashkimit Europian, andaj është koha të dëshmojmë pjekuri, të mos vonohemi drejt përmbushjes së këtij misioni jetik për ne dhe fëmijët tanë”, shkruan Ahmeti.

Ai shton se sot shumëkush mendon dhe guxon të pengojë ardhmërinë evropiane duke manipuluar e tentuar të përfitojë nga situata e brishtë politike, veprim që është i rrezikshëm dhe mund t’i kushtojë vendit edhe shumë vite tjera pritje.

“Bëj thirrje deri te gjithë kolegët deputetë, në veçanti deri te opozita që të reflektojnë sa nuk është vonë, të mos lejojnë që emrat e tyre të mbahen mend si shkaktar të stagnimit të vendit. Rruga drejt Bashkimit Europian nuk do të ndalet, por sot më shumë se kurrë duhet vepruar që hapi të përshpejtohet dhe të realizohet qëllimi madhor deri në vitin 2030”, shkruan Ahmeti.

MARKETING




You may also like