Ali Ahmeti: Ky Front nuk është i përkohshëm, por afatgjatë për t’i realizuar edhe ato gjëra që na kanë mbetur

by admin
Spread the love

Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci dhe Bashkimi Demokratik sot kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se edhe komuniteti turk në Maqedoni ka përjetuar të njëjtat fate sikurse edhe populli shqiptarë.

Ahmeti tha se ky Front i përbashkët do të përpiqet për barazi të plotë për të gjithë, sado që të vogël të jenë komunitetet në këtë vend.

“Ky vend është i madh edhe për të vegjlit. Një demokraci e përparuar së pari përkujdeset për komunitetet e vogla. Sepse komunitetet e vogla janë ata që e ndërtojnë lojalitetin ndaj shtetit”, deklaroi Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

Ai tha se një shtet është i fortë kur të gjithë qytetarët janë lojalë ndaj shtetit.

“Të fort i keni vëllezërit tuaj, në front keni BDI-në, sepse lufta e 2001 nuk përmirësoj statusin jo vetëm të shqiptarëve, në atë luftë kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të komuniteti turk, romë dhe boshnjak”, u shpreh më tej Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se ky bashkim rreth këtij fronti nuk është i përkohshëm por afatgjatë, për t’i realizuar edhe ato gjëra që kanë mbetur pa i bërë.

“Ta realizojmë qëllimin tonë të përbashkët që këtë shtet, ta integrojmë në BE, dhe të gjithë bashkë të ndërtojmë të forcojmë demokracinë e vërtetë që brezat që vijnë të mos kenë punë e përpjekje se si të avancojnë të drejtën e tyre në shtetin e tyre”, tha mes tjerash Ahmeti.

MARKETING



You may also like