Aleksandër Çipa: Kjo është alternativa e vetme për PD që të garantoj ndryshim

by admin
Spread the love

Analisti Aleksandër Çipa është shprehur kritik sa i takon zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike. Në një intervistë për emisionin “Debat”, Çipa deklaroi se PD si alternativë e vetme për rotacion politik duhet të ndryshojë formë.

“Natyra e politikbërjes në tranzicionin postkomunist ka qenë e shfaqur përmes patetikës dhe një retorike të kësaj natyre. Do të ishte mirë që PD, si alternativa e vetme për të garantuar rotacion, të ishte në një forme tjetër. Rikthimi i duelit midis të atit dhe të birit politik, ishte diçka për të cilin opinioni shqiptar nuk ishte i përgatitur.

Në momentin që Berisha u shpall non grata nga Departamenti i Shtetit, rrjedhja e ngjarjes ishte e ndryshme nga ato që kishim menduar. PD nuk po shfaq një pjesë të njerëzishme të saj, për ofrimin e një alternative të tretë, për ato zëra që mund të jenë rezultantja bashkuese”, tha Çipa.

You may also like