Alegri dhe Inzagi, zgjedhje të… detyruara. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat në duelin Juventus-Inter

by admin
Spread the love

Juventusi do të presë Interin në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Seria A. 

Juventusi nuk mund të mbështetet te Pogba dhe Faxholi të dënuar, ndërkohë që nuk ka rikuperuar as Timoti Ueah, i cili mbetet në infermieri së bashku me Danilon e De Shiljon. Ndërkohë, në dyshim deri në fund do të mbetet Lokateli, ndërsa MeKeni është stërvitur plotësisht, ashtu sikurse Mireti.

Dhe këto plotësojnë mesfushën bardhezi ndaj Interit, edhe pse nëse Lokateli nuk rinovon dy zgjedhjet e vetme në këtë repart mbeten Nikolusi Kabilja dhe Kenan Jilldëz. Kështu që formacioni i Juves është i detyruar me Kieza e Vlahoviç në sulm, ndonëse Ken mund të bëjë sërish surprizë dhe të mbajë në stol serbi.

2

Nga ana e Interit, Simone Inzagi propozon formacionin “tip”, duke qenë se nuk rikuperoi asnjë mes Kambiasos, Bastonit e Pavarit, ndërsa Fratezi dhe Asllani do të jenë sërish rezervat e luksit te zikaltrit.

1

PANORAMASPORT.AL

You may also like