Albin Kurti kujton Selver Haradinajn në 10 vjetorin e vrasjes, i ofron mbështetje prokurorisë e policisë për hetime

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Selver Haradinajn në 10 vjetorin e vrasjes së tij.

Kurti tha se ende fajtorët për vrasjen e Haradinajt nuk dihen, teksa nga sulmi me eksploziv te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës mbeten të plagosur gruaja dhe dy fëmijët e tij.

“Organet e rendit qenë shprehur asokohe se sulmi mund të ketë edhe prapavijë etnike dhe mund të jetë kryer prej strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, trashëgimi e zgjatur e pasluftës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit”, ka shkruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë tha se kërkojnë drejtësi për Selver Haradinajn, teksa i ofroi mbështetje autoriteteve të prokurorisë dhe të policisë që të veprojnë për zbulimin dhe kapjen, drejt gjykimit dhe dënimit të fajtorëve.

“Kohët e fundit institucionet kanë arritur të zbulojnë autorët e disa krimeve të kësaj natyre. Prandaj kemi shpresë e besim që do të vihen para drejtësisë edhe vrasësi apo vrasësit e Selver Haradinajt”, shkroi Kurti, përcjell Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se Kosovën do ta bëjnë vend demokratik e prosperues përmes drejtësisë dhe dënimit të krimineleve, ku sipas tij, të gjithë qytetarët mund të jetojnë e punojnë të sigurt, pavarësisht përkatësisë kombëtare e fetare, gjinore e sociale.

You may also like