Albin hipokriti, u harruan të gjitha për një karrige të kryeministrit!

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, e ka komentuar darkën joformale në Berlin, të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur Kurtin hipokrit, duke i thënë se i ka harruar të gjitha ato që i ka thënë më herët për një karrige të kryeministrit.

“Albin hipokrit, jo negociata, vetëvendosje! U harruan të zhdukurit! U harrua gjenocidi! U harruan viktimat e luftës! U harruan edhe protestat e parimet! U harruan të gjitha! Për një karrige të kryeministrit!”, ka shkruar Lushtaku.

You may also like