Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 19-të, ku në program janë tre për tu zhvilluar ditën e sotme.
Prishtina do të përballet me Feronikelin ’74 në një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.
Kryeqytetasit kërkojnë fitoren për tu ngritur në tabelë, pasi objektivi mbetet dalja në Evropë për sezonin e ri.
Në anën tjetër mysafirët nga Drenasi synojnë që mos të mposhten në Lipjan dhe ta ruajnë distancën me Gjilanin.
Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet në Prizren, ku Liria para adhuruesve të vet pret Ballkanin.
Prizrenasit kanë bërë shumë ndryshime dhe ende nuk kanë humbur shpresat për qëndrim ndaj duan pikë ndaj kampionit në fuqi që konsiderohet favorit i madh në këtë sfidë.
Duel shumë interesant do të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini i Armend Dallkut pret Malishevën dhe synon fitore që t’i ofrohet edhe më shumë atyre në tabelë.
Të tre duelet e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00.