Albi Dhima flet për herë të parë për marrëdhënien me vajzën misterioze

by admin
Spread the love

Albi Dhima është një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, i cili është përfolur shumë së fundmi për shkak të fotove të publikuara në krah të një vajze tjetër gjatë kohës që ishte deklaruar për Alesjan.

Ndërkohë, i ftuar në emisionin “Prive”, ai foli në lidhje me marrëdhënien me Alesjan, për të cilën ishte deklaruar në program, por më pas vendosi të largohej pasi ajo hoqi dorë.

Fillimisht ai u pyet nëse mendon që Alesja e kishte tradhtuar e më pas tregoi se Bashkimi nuk e aprovoi marrëdhënien me të.

“Mbi të gjitha në marrëdhënien se si u ndërtua me njëri-tjetrin. Aq sa di unë jo, s’më ka tradhtuar.”- u përgjigj ai duke shtuar se miku i tij i ngushtë Bashkim Saiti, nuk ishte dakord me marrëdhënien e tyre:

“Bashkimi nuk është dakord me marrëdhënien time me atë, nuk e di nuk i pëlqeu. Njëjtë i thashë edhe unë (për Alvisën)”

Ndërsa, për sa i përket vajzës misterioze për të cilën ai u përfol, ai pranoi se është në një njohje me një vajzë që nuk është personazh publik.

“Jo, jam në njohje. Nuk e njeh asnjë.”, zbuloi ish-konkurrenti, i cili pak ditë më parë deklaroi se gjërat nuk janë siç duken.


You may also like