Albana Vokshi futet në selinë e PD-së, pritet me një gjuhë rruge, shpërthen e revoltuar

by admin
Spread the love

Dy ditë më parë tek selia blu u shkaktua një situatë kaosi dhe aspak e zakontë, pasi u përballën Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Bëhet me dije se edhe dita e sotme nuk ka shkuar e qetë duke u shoqëruar me tensione pasi Albana Vokshi u shfaq sërish në seli, nën praninë e Evi Kokalarit.

Ndërsa ajo hyri në seli, u dëgjuan disa të shara drejt tyre, me siguri nga ndonjë mbështetëse e Bashës.

“Prostituta, legene femra,” dëgjohej një zë gruaje të thoshte.

Nga ana tjetër, Albana Vokshi akuzoi Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij si shoqata e bravave.

“Shoqata e bravave, vetëm ato i kanë ngelur Lulzim Bashës, le t’i mbajë karriget e bravat, vullneti i sovranit do vihet në vend. Në bazë të votave ai është shkarkuar,” tha Vokshi.

You may also like