Alaudin Hamiti zbulon datën e nisjes së BBVK 2?

by admin
Spread the love

 

 

Me bërjen zyrtare të lajmit se edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Kosova’ do të nisë në stinën e vjeshtës, në rrjet janë aluduar data të shumta, të pasakta rreth nisjes të këtij edicioni.

Deri më tani nuk ka pasur asgjë zyrtare nga organizatorët e këtij projekti gjigand, për datën e nisjes së ‘Big Brother’, i cili po pritet me kërshëri të madhe këtë vit, pas suksesit të edicionit të kaluar.

E tani e gjithë kjo pritje është shndërruar edhe në një shaka mes ndjekësve të Alaudin Hamitit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Me shaka ai sot ka pranuar edhe tortë e cila i kërkon të bëjë të ditur edhe datën e premierës së spektaklit të BBVK 2.

Momenti i zbulimit të tortës është kapur nga Liberta Spahiu e cila ka ndarë këtë moment në Instagram.

Shihni më poshtë videon që ajo ka ndarë në llogarinë e saj në InstaStory

 

VIDEO

You may also like