Alarmi i presidentit të Milan: Italia është bërë Serie B e Europës, stadiume të vjetra dhe lojë e mërzitshme

by admin
Spread the love

Kampionati italian i futbollit dhe elita e saj, Serie A, në vitet e fundit kanë vuajtur jo pak në aspektin ekonomik. Një situatë e tillë ka bërë që në Itali të ketë gjithnjë e më pak investime, teksa e përkthyer në aspektin sportive do të thotë gjithnjë e më pak yje e më pak stadium të reja.

Sipas Shqip, këtë e thekson edhe presidenti i Milanit kampion italie, Paolo Scaroni. Ky i fundit “aktivizon alarmin” për të ndryshuar pasi sipas tij Serie A është kthyer në Serie B të Europës.

“Serie A është shndërruar në një Serie B të Europës, në 20 vitet e fundit kampionatet e tjerë europiane na kanë kaluar në çdo aspekt. Dhe si rezultat i kësaj, produkti që ofrojmë është skarco. Nuk mund të transferojmë lojtarë si Messi apo Mbappe pasi nuk i përballojmë dhe nëse vazhdojmë kështu do t’i largohemi gjithnjë e më shumë futbollit të bukur.

Duhet të ofrojmë diçka që njerëzit të kënaqen pasi futbolli është një sport, por është edhe spektakël. Dhe si i tillë kërkon stadiume të ndriçuar mirë, të tejmbushur, modern. Nuk është shumë e rëndësishme që të jenë të mëdhenj dhe me shumë ulëse. Por, të krijosh infrastrukturë në Itali është një problem dramatik. Tani për të bërë një stadium duhet marrë edhe aprovimi i qytetarëve dhe ky proces do të marrë të paktën një vit. E kuptoni, i kemi të gjitha aprovimet dhe sërish humbasim kohë.

Pastaj janë të drejtat televizive, në Serie A arkëtojmë 200 milionë euro në vit ndërsa në Premier 2 miliard. Është një rreth nga i cili nuk dalim dot. Mangësitë në lojë? Spektakli vjen kur luhet shumë dhe pa ndërprerje, në muajin shkurt ndeshja mes Milanit dhe Udineses u mbyll me 48 minuta e 38 sekonda lojë efektive nga 97 në total. Këtu çdo gjë është e mërzitshme dhe në këtë pikë duhet të kontribuojnë edhe arbitrat për t’u përmirësuar”, u shpreh Scaroni.


Top Channel

You may also like