Alarme të rreme për ”bomba” në shkolla dhe aeroportin e Shkupit – Shqip

by admin
Spread the love

“KËRCËNOHEN 10 SHKOLLA NË SHKUP, KATËR NË PRILEP DHE AEROPORTI NË SHKUP”

Edhe sot të rreme kanë rezultuar alarmet për “bomba” që kishin mbërritur në adresat elektronike të dhjetë shkollave të Shkupit dhe katër të Prilepit – njoftojnë nga MPB-ja pas kryerjes së kontrolleve antiterroriste.

MPB-ja, sic percjell KlanM, ka njoftuar se i rremë ka qenë edhe mesazhi kërcënues për vendosjen e mjetit shpërthyes, që paradite kishte mbërritur edhe në adresën elektronike të Aeroportit të Shkupit.

“Menjëherë pas denoncimeve, policia ka ndërmarrë masat dhe aktivitetet adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme antiterroriste dhe është kosntatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme” – thonë nga MPB.

Javën e kaluar gati për çdo ditë kishte alarme për bomba nëpër shkolla të Shkupit, kurse denoncime kishin mbërritur edhe nga dy shkolla të Kumanovës dhe katër të Prilepit.

Krahas adresave zyrtare elektronike të shkollave, sic njofton KlanM, kërcënimet kishin mbërritur edhe në e-mailat private të profesorëve.

Deri tani, sipas MPB-së, të gjitha alarmet kanë qenë të rreme.

Ndryshe, alarmet e rreme dërgohen që nga tetori I vitit të kaluar dhe targetojnë kryesisht shkolla, por, sic njofton KlanM, nuk përjashtohen qendra tregtare, ndërtesa banimi, objekte strategjike sikurse Hekurudha dhe Aeroportet, institucione shtetërore e të ngjashme.

MPB-ja thotë se bëhet fjalë për luftë hibride dhe se shumë vështirë është të gjurmohen dërguesit e mesazheve kërcënuese.

You may also like