Alarme për bomba të vendosura në nëntë shkolla në Shkup

by admin
Spread the love




Në nëntë shkolla në Shkup sot pasdite janë bërë kërcënime për mjet të vendosur shpërthyes ndërsa deri më tani është përcaktuar se numri më i madh i alarmeve janë të rrejshme, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç thonë nga MBP-ja, menjëherë pas denoncimeve të bëra, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e suksesshëm të objekteve, në vijim janë verifikime antiterroriste dhe janë duke e ndërmarr masa për zbardhjen e rasteve, për çka do të informojnë shtesë.


You may also like