Alaba: Kur rritësh duke luajtur futboll, atëherë e kuptoni se Real Madrid është klubi më i madh në botë

by admin
Spread the love

Qendërmbrojtësi David Alaba e cilëson Real Madridin si skuadra më e madhe në botë.

Austriaku iu bashkua gjigantit madrilen gjatë verës nga Bayern Munich si agjent i lirë, pas plotë një dekade në “Allianz Arena”.

I pyetur se nëse ishte i befasuar për kalimin te Reali, Alaba tha se “Los Blancos” është klubi më i madh në botë, andaj nuk e sheh si befasi.

“Kur rritësh duke luajtur futboll, ti e di se Real Madrid është klubi më i madh në botë, pra nuk isha i befasuar kur erdha këtu. Nëse luan e sheh gjithmonë Real Madridin në faqen kryesore”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, Alaba dhe Militao janë duke pasur një bashkëpunim të mahnitshëm si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

You may also like