Al-Wehda kërkon Immobile-n, Lotito nuk pranon ofertë më të ulët se 50 mln euro

by admin
Spread the love

Ciro Immobile është një nga objektivët kryesorë të klubit nga Arabia Saudite, Al-Wehda.

Mediet italiane raportojnë se klubi saudit është gati t’i ofrojë një kontratë tre vjeçare me pagë 20 milionë euro neto në sezon, pra në total në tre vite sulmuesi do të marrë 60 milionë euro.

Një propozim tundues ndaj kapitenit të Lazios, i cili në moshën 33-vjeçare tashmë mund ta marrë në konsideratë.

Megjithatë Lazio nga ana e vetë nuk pranon që ta humbasë kapitenin pa marrë të paktën 50 milionë euro, pasi sulmuesi ka edhe tre vite kontratë me klubin italian dhe Presidenti Lotito dëshiron që të fitojë sa më shumë nga këto largime.


Top Channel

You may also like