Al Nassr-Al Khaleej ndajnë pikët, Ronaldo e Cikalleshi të pafatë përpara portës

by admin
Spread the love

Ndeshja e javës së 26-të të Arabisë Saudite vendosi përballë skuadrën e Cristiano Ronaldo, Al Nassr dhe atë të sulmuesit të kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshit, Al Khaleej.

Takimi u mbyll me barazimin 1-1, me miqtë që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Martins në minutën e 4’.

Ndërsa në minutën e 17’ Gonzalez do të barazonte për skuadrën e vendasve, për ta mbyllur këtë fraksion në barazim.

Al-Nassr dominoi pjesë kryesore të takimit, megjithatë pjesa e dytë nuk solli ndryshim në rezultat.

Të pafatë në këtë përballje ishin të dy sulmuesit, si Ronaldo ashtu edhe Cikalleshi, që nuk mundën të përmirësonin statistikat personale.

Pas javës së 26-të, Al-Nassr renditet në vend të dytë me 57 pikë, dy më pak se kryesuesit, Al-Ittihad, ndërsa Al Khaleej renditet në vend të 14-të me 24 pikë.

Sa u përket statistikave personale në këtë sezon Ronaldo ka shënuar 12 gola dhe renditet i pesti, teksa Cikalleshi qëndron në vend të 11-të me 9 gola.

You may also like