Akuzohen për abuzime seksuale, Adrew Tate dhe vëllai i saj arrestohen në Rumani

by admin
Spread the love

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë arrestuar në Rumani pasi urdhër arrestet evropiane u lëshuan nga MB, tha përfaqësuesi i tij.

Ata akuzohen për agresion seksual rreth viteve 2012-2015. Vëllezërit Tate “refuzojnë kategorikisht të gjitha akuzat”, thuhet në deklaratë. Policia rumune tha se urdhër-arrestet evropiane për dy vëllezërit u lëshuan nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për abuzime seksuale të hënën.

Veprat e supozuara përfshinin gjithashtu shfrytëzimin e njerëzve në Britaninë e Madhe, thuhet në deklaratën e policisë rumune. Të dy iu paraqitën prokurorit pranë Gjykatës së Apelit të Bukureshtit, i cili urdhëroi ndalimin e tyre për 24 orë, tha policia. Një përfaqësues për influencuesin e mediave sociale, Z. Tate e përshkroi urdhër-arrestin si një “ringjallje befasuese të akuzave dhjetëvjeçare” duke i lënë vëllezërit “të tronditur dhe thellësisht të shqetësuar”.

“Ata hedhin poshtë kategorikisht të gjitha akuzat dhe shprehin zhgënjim”.


Top Channel

You may also like